Kopshti zoologjik japonez Tobu në Miyashiro, ka mbajtur një stërvitje trajnimi se si të veprojnë në rast të arratisjes së kafshëve.
Stërvitja është realizuar së bashku me një roje kopshti i cili i veshur si tigër e imitonte sjelljen e kafshës së arratisur.
Videoja nga vendi i ngjarjes tregon rojen duke ecur me këmbë dhe duar, ndërsa punonjësit e tjerë e vënë në veprim planin e tyre, përcjell Telegrafi.
Ekipi i kopshtit vendosi rrjeta dhe përdori qetësues për të nënshtruar kolegun e tyre përpara se ta kthenin atë në një zonë të sigurt.
Ndryshe, kjo stërvitje vjetore cilësohet si shumë e rëndësishme nga shefi i kopshtit zoologjik, Masaru Kaminaga.
“Në rast emergjence, është e rëndësishme që secili person të dijë rolin e tij dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Kaminaga. /Telegrafi/