Telegrafi

Roja e nderit humb baraspeshimin, rrëzohet para kabinës së pallatit mbretëror Buckingham

Një moment paksa i sikletshëm është filmuar pranë pallatit mbretëror Buckingham në Londër, kur roja e nderit në një moment humb baraspeshimin dhe rrëzohet.

Megjithatë atij nuk iu nevojit shumë kohë, që të ngritet shpejtë dhe të vazhdojë detyrën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

I veshur me rrobat tradicionale, burri derisa po bënte një kthim humb baraspeshimin dhe rrëzohet pranë kabinës së tij ku bënte roje.

Pamjet janë filmuar në janar, ndërsa tani janë bërë publike, dhe nga momenti i postimit në rrjetet sociale ka marrë mbi 38 mijë pëlqime. /Telegrafi/