Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, i cili është udhëheqës i Komitetit për Evropë dhe Euroazi, ka kërkuar falje për deklaratën e tij se Maqedonia duhet të ndahet. Ai në një deklaratë zyrtare tha se Maqedonia është shtet legjitim me të drejtë të vetëvendosjes dhe respektim të kufijve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Komenti im aludoi ndoshta gabim, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilin Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk kam dashur të them që dikush tjetër, perveç maqedonasve duhet ta konfirmojnë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia u kuptuan në mënyrë tjetër, unë kërkoj falje”, tha Rohrabacher./Telegrafi/