Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj sulmeve që ndodhën sot dhe presionit që iu bë gazetarëve që raportuan nga ngjarjet në veri të vendit.
Përmes Twitter-it, Rohde u shpreh se dhuna është e papranueshme dhe duhet hetuar.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi që gazetarët ta bëjnë punën e tyre
“I shqetësuar për raportimet e sotme për presion dhe sulmet ndaj gazetarëve. Është shumë me rëndësi që ata ta bëjnë punën e tyre. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet”, shkruan Rohde.
Ndryshe, mbi 20 është numri i gazetarëve që janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre derisa situata ishte e tensionuar në veri të vendit.
Sipas informacioneve që ka Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, asnjëri nga ta nuk ka pësuar lëndime, por presioni që u është bërë është i papranueshëm.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, ndërkaq AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kërkuar siguri për gazetarët, kameramanët e fotoreporterët që ishin në atë pjesë.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se komunikimi me gazetarët në veri sot ka qenë i vazhdueshëm. /Telegrafi/
Concerned about today’s reported pressure and attacks against journalists. It is important that they can do their job! All violence is unacceptable and should be investigated
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 13, 2021