Tri forca politike në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan të mërkurën arritjen e një koalicioni qeverisës.
Pavarësisht se nuk është diçka e re, në këtë marrëveshje përmendet edhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.
I kënaqur që Kosova është në agjendë të qeverisë së re gjermane është shprehur edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.
“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar në Twitter Rohde, përcjell Telegrafi.
Next ??German Government coalition finalized its coalition agreement underlining commitment to visa liberalization for Kosovo, support for the Kosovo-Serbia dialogue and continued emphasis to support the Western Balkans integration into Euro-Atlantic structures#Koalitionsvertrag
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 25, 2021
Sipas marrëveshjes së arritur janë edhe disa pika me rëndësi që prekin të huajt.
Shtetësia e dyfishtë dhe leje qëndrimi pa afat në vend do të lehtësohen, si dhe do t’u jepet mbështetje mbrojtëse objekteve të kultit që u përkasin myslimanëve.
Fëmijët e lindur nga prindër të huaj në Gjermani do mund të marrin nënshtetësinë gjermane me kusht që njëri prej prindërve të jetë rezident ligjor i vendit për 5 vjet.
Niveli i gjuhës së kërkuar në lidhje me shtetësinë për gjeneratën e parë të punëtorëve mysafirë që kanë shkuar në Gjermani, do të ulet dhe natyralizimi i këtyre personave do të lehtësohet./Telegrafi/