Site icon Telegrafi

Rohde: Gjermania do të mbështesë Kosovën në adresimin e sfidave klimatike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar mbi pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e klimës COP28 në Dubai.

Në një postim të Presidencës së Kosovës në Facebook, thuhet se ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

Osmani dhe Rohde diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe u mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Exit mobile version