Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të Kurtit për shtyrjen 48 orëshe të shqiptimit të gjobave për targat.
Rohde ka mbështetur deklaratën e SHBA-së, duke dhënë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.
“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi Rohde.
Tutje tha se “na duhen më shumë burrështetas e më pak rrezikues”.
Ndërkaq, Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave.
Kjo sipas tij për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
Lidhur me vendimin e ri të Kurtit, ende nuk ka reagim nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/
Good to have more time for EUSR @MiroslavLajcak to work with stakeholders on a solution. I repeat: It is absurd to risk escalation over licence plates. We need more statesmanship, less brinkmanship. https://t.co/QPMXmiRgqr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 22, 2022