Telegrafi

Roger Waters e këshillon Madonnan që të mos interpretojë në Izrael

Roger Waters, Madonna (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Njëri nga themeluesit e “Pink Floyd”, Roger Waters, ka thënë se derisa Qeveria izraelite të mos kuptojë se palestinezët kanë të drejtë për vetëvendosje, artistët duhet të qëndrojnë sa më larg Izralit.

Këtë mesazh, rokeri ia ka dhënë Madonnas, e cila do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit që mbahet në Tel Aviv.

Ai ka thënë për The Guardian se palestinezët jetojnë nën një regjim okupues represiv dhe të aparteidit dhe iu mohohet e drejta për të bërë jetë normale, për liri dhe për vetëvendosje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roger Waters

Rodger ka thënë se ka vendosur ta respektojë apelin e palestinezëve (nga viti 2004) që të mos performojë në Izrael derisa qeveria e atjeshme nuk e njeh të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Njëherësh, ai është zotuar që t’i bindë edhe artistët tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë. /Telegrafi/