Liga e Kampionëve ka zgjedhur talentin e Real Madridit, Rodrygo Goes si më të mirin e javës.
E marta dhe e mërkura ka sjell ndeshjet e katërta të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Shumica e ndeshje kanë përfunduar me fitoret e favoritëve, por nuk kanë munguar as befasitë.
Edhe në aspektin individual shumë futbollistë shkëlqyen, ndërsa disa tjetër dëshpëruan.
Njëri që shkëlqeu shumë padyshim se ishte talenti brazilian i Realit, Rodrygo, i cili shënoi het-trik ndaj Galatasarayt.
Teenage sensation @RodrygoGoes takes this week's award! 👏👏👏#UCL | #POTW | @FTBSantander pic.twitter.com/OSjk2G4f5d
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 8, 2019
Pas kësaj super-paraqitje, 18-vjeçari u vlerësua shumë duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Talenti brazilian fitoi garën ndaj Keylor Navas, Heung-min Son dhe Achraf Hakimi. /Telegrafi/