Site icon Telegrafi

Rodrygo kthen mbretërit në lojë, asistim fantastik nga Modric

Ndeshja mes Real Madridi dhe Chelseat po del të jetë interesante, ku anglezët aktualisht janë në epërsi me rezultat 3-1.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese ka të njëjtin rezultat 3-1 kësaj radhë në të mirë të anglezëve, duke qenë gjithçka baras 4-4.

Mason Mount, Antonio Rudiger dhe Timo Werner shënuan golat për përmbysjen e madhe të Chelseat.

Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.

Nëse nuk ka gola, kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime. /Telegrafi/

Exit mobile version