Rodrygo ka qenë një nga futbollistët kryesorë të Real Madridit sezonin e kaluar duke i ndihmuar Los Blancos të fitojnë trofetë.
Ylli brazilian ishte vendimtar në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, dy garat që u fituan nga gjiganti spanjoll.
Megjithatë ai nuk ka përfunduar në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për ta fituar ‘Topin e Artë’ dhe kjo e ka mërzitur atë.
“Isha i mërzitur, mendoj se e meritova duke bërë Topin e Artë në top 30”, ka thënë Rodrygo për ESPN.
“Nuk dua të nënçmoj lojtarët që janë atje, por mendoj se kam pasur një vend në 30. Ishte një surprizë… por nuk mund të bëj shumë, nuk jam unë ai që vendos për këto gjëra”.
“Kam bërë një postim disi tallës . Tani nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë e dinë indinjatën time. Të gjithë më kanë mbështetur, si në kombëtare ashtu edhe në Real Madrid. Njerëzit dërguan mesazhe”, përfundoi braziliani.
Shtatë lojtarë të Real Madridit kanë hyrë në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh për Topin e Artë , por Rodrygo nuk është njëri prej tyre.
Sulmuesi e përfundoi sezonin e kaluar me 17 gola dhe tetë asistime në 51 paraqitje për Los Blancos. /Telegrafi/