Telegrafi

Rodriguez shpreson që Ronaldo t’i bashkohet te Djajtë e Kuq

James Rodriguez mbetet me shpresë për të larguar nga Real Madridin për në Manchester United këtë verë.

Përveç largimit nga Mbretërit, Rodrgiuez shpreson se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet atij në Old Trafford.

Lexo po ashtu Morata: Unë dhe James do të luajmë bashkë sezonin e ardhshëm

Sipas mediumit Diario Gol, kolumbiani dëshiron të luajë me Ronaldon në sezonin e ardhshëm, me Manchester Unitedin si zgjedhjen e tij të preferuar.

Edhe agjenti i tij Jorge Mendes, i cili gjithashtu përfaqëson Ronaldon, po punon për një marrëveshje.

Lexo po ashtu Ronaldo-agjentit: Bëj çmos dhe më kthe te Man Unitedi

Mendes po planifikon të arrijë një marrëveshje për të dy lojtarët e tij për t’u bashkuar me të njëjtin klub.

Ronaldo thuhet se është edhe në radarin e PSG edhe pse gjigantët francezë nuk do të ishin të prirur për të sjellë edhe Rodriguez në ekipin e tyre. /Telegrafi/