James Rodriguez ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese të Bayern Munichut ndaj Real Madridit.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitoren e Realit me rezultat 1-2 dhe nesër (e martë) zhvillohet ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu.
Ylli kolumbian i Bayernit dëshiron që të ndihmojë skuadrën e tij të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve dhe nuk është i interesuar për hakmarrje ndaj Realit.
“Është një gjë e këndshme për t’u kthyer në Bernabeu pas vetëm një viti. Ishte shtëpia ime dhe kam një përzierje të ndjenjave të bukura”, ka thënë fillimisht James në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kthyese.
🗣️ @jamesdrodriguez: "I want to help my colleagues. We all want to reach the final, we're all dreaming." 👍 #RMAFCB #packmas #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/QLknJmVNdY
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 30, 2018
“Unë nuk duhet të dëshmoj asgjë për askënd dhe nuk dua hakmarrje, dua vetëm të shkoj në një finale të re të Ligës së Kampionëve.
“Nuk do të festoj për faktin e thjeshtë se Reali më trajtoi mua shumë mirë. Kisha tri vite unike, ku fituam shumë tituj dhe praktikisht fituam gjithçka”.
“Është një çështje respekti, unë kam qenë i lumtur atje”.
“Nuk kam absolutisht asgjë kundër Zidanes. Nuk ndihem i zemëruar apo nuk dua të fitoj kundër tij, ndjenja ime është një mirënjohje dhe dua të luaj vetëm një lojë e madhe”, përfundoi kolumbiani. /Telegrafi/