Site icon Telegrafi

Rodriguez në javën e ardhshme udhëton në Milano për ekzaminimet mjekësore

Ricardo Rodriguez do të udhëtojë në Itali në javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Milani – bëjnë të ditur mediat e atjeshme.

Tashmë ka pasur konfirmime se një ndërmjetës është duke punuar për të arritur marrëveshjen e dy palëve, derisa Wolfsburgu pritet ta shesë për 15 milionë euro plus bonuset.

Lexo po ashtu Milani gati për një goditje dyshe, Rodriguez e Biglia afër kuqezinjëve

Sky Sport Italia raporton se ekziston një marrëveshje, sipas të cilës, Rossonerët do të paguajnë 15 milionë euro dhe tre milionë tjera në formë shtesash.

Mbrojtësi i djathtë pritet të udhëtojë në Milano për testet mjekësore në javën që vjen dhe pastaj do të nënshkruhet marrëveshja.

Milani ka arritur marrëveshje me lojtarin para disa javësh, ndërsa transferimi është shtyrë për shkak se Wolfsburgu është dashur të luante në barazh për të qëndruar në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version