Telegrafi

Rodriguez ia bënë me sy Unitedit

Sulmuesi i Real Madridit, është kërkuar nga Jose Mourinho në Old Trafford dhe ai më pas ka filluar kërkimin për një shtëpi në atë zonë, përpara një lëvizje të mundshme të verës.

James Rodriguez ka nisur të kërkojë shtëpi në qytetin e Manchesterit, pas interesimit nga Djajtë e Kuq gjatë ditëve të kalume. United, sipas Don Balon.

Sipas Don Balon, reprezentuesi kolumbian thuhet se ka vënë shtëpinë e tij në Madrid për qira dhe tani është duke kërkuar shtëpi në të njëjtën zonë, ku aktualisht jeton menaxheri i United, Jose Mourinho.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Mourinho dhe James kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes, dhe i ashtuquajturi ‘super-agjenti’ është duke negociuar një lëvizje të mundshme për 24-vjeçarin në Old Trafford.

Trajneri portugez kuptohet se ka informuar drejtuesit e United që blerja e Jamesit është çelësi për sukseset e tij këtë verë, dhe për këtë bisedimet janë duke vazhduar në mes dy klubeve. /Telegrafi/