Telegrafi

Rodriguez drejt rikthimit në Bundesliga

Ricardo Rodriguez. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ricardo Rodriguez duket se po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Milanit.

Mbrojtësi zviceran është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Është gjiganti gjerman Borussia Dortmund që ka shprehur interesim për rikthimin e tij në Bundesliga.

Ricardo Rodriguez. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Rodriguez nuk e ka vendin e sigurt te Milani pas ardhjes së Theo Hernandez.

Dortmund ka shprehur interesim për lojtarin dhe është gati të ofrojë deri në 15 milionë euro për transferimin e tij.

Gjithsesi për të interesim ka shprehur edhe ish-ekipi i tij Wolfsburg si dhe Schalke 04. /Telegrafi/