Ricardo Rodriguez pritet të largohet në janar nga Milani.
Mbrojtësi anësor ka humbur vendin e titullarit në klub me ardhjen e Theo Hernandez.
Kësisoj zvicerani ka kërkuar largimin nga skuadra qysh në afatin kalimtar të janarit.
Rodriguez mund të qëndrojë në Serie A, pasi Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e tij.
Por ai po kërkohet edhe nga gjiganti turk Fenerbahce që i ofron një kontratë të mirë financiare.
Gjithsesi më i mundshëm është rikthimi i tij në Gjerman me Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt që e duan lojtarin.
Milani synon që nga shitja e tij të fitoi rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/