Telegrafi

Rodriguez afër ta kompletoj transferimin te PSV

Ricardo Rodriguez mund ta vazhdoj karrierën në kampionatin holandez Eredivisie.

Mbrojtësi zviceran ka humbur vendin e titullarit te Milani dhe ka kërkuar largimin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Hapësirat e pakta kanë bërë që Rodriguez të mos pranojë të qëndroj më gjatë te Milani.

27-vjeçari është shumë pranë transferimit në kampionatin holandez Eredivisie, ku po kërkohet me ngulm nga PSV Eindhoven.

Megjithatë gjiganti holandez nuk do ta ketë të lehtë afrimin e lojtarit, pasi gara për të është e fortë.

Napoli, Fenerbahce, Watford, Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt janë skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për të.

Milan në anën tjetër është gati ta shes yllin zviceran nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro. /Telegrafi/