Site icon Telegrafi

Rodri zgjedh ‘pretendentët e vërtetë’ për titullin e Ligës Premier, injoron Arsenalin

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, beson se Arsenalit i mungon eksperienca për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Spanjolli ka thënë se sipas tij rivali i vërtetë i “Qytetarëve” për fitimin e titullit është Liverpooli.

“Nëse më pyesni mua, rivali ynë i vërtetë janë Liverpooli sepse ata kanë eksperiencë pasi që e kanë fituar gjatë viteve. Arsenali shfaqi nivel të lartë vitin e kaluar dhe këtë vit kanë eksperiencën që nuk e kishin sezonin e kaluar”, ka thënë fillimisht Rodri.

“Villa, ju mund ta shihni se sa mirë po luajnë dhe personalitetin dhe ambiciet që po i shfaqin kur po luajnë. Nuk është e lehtë nëse përballeni me këtë për herë të parë, por kurrë nuk mund ta dini”.

Lexo po ashtu "Kënaqësi të luaja me të", Ramsey tregon lojtarin më të talentuar të Arsenalit – nuk është Henry as Ozil

“Tottenhami po luan në një nivel të mirë. Unë mund të them gjëra të mira për shumë ekipe, por do të zgjedhja të luaja për ekipin e Man Cityt”, është shprehur ai.

Arsenal nuk po kalon në një formë të mirë së fundmi sa i përket rezultateve në ligë dhe kanë rënë në pozitën e katërt në tabelë, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Lexo po ashtu Pep Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha për duelin ndaj Newcastle

“Topçinjtë” momentalisht janë pesë pikë larg liderit Liverpoolit në tabelën e klasifikimit.

Sidoqoftë, ka optimizëm se djemtë e Mikel Artetas do të rikthehen pas pushimit dimëror, duke filluar që nga dueli me Crystal Palace javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version