Site icon Telegrafi

Rodri: Do të ishte një ëndërr të fitoja Topin e Artë

Ylli i Manchester Cityt, Rodri ka thënë se do të ishte një ëndërr për të që të fitonte Topin e Artë 2024.

Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, Topi i Artë 2024, do të mbahet me 28 tetor në Paris.

Njëri nga favoritët kryesor për të fituar çmimin është edhe Rodri, i cili e ka cilësuar një ëndërr triumfin në këtë garë pas fitimit të Ligës Premier dhe Kampionatit Evropian këtë vit.

“Do të ishte një ëndërr”, ka thënë fillimisht mesfushori spanjoll i cili është ndër favoritët për çmimin e madh individual.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka që më ndodh në vitet e fundit, fitimi i trofeve me Cityn dhe fitimi i Evropianit me vendin tim është vetëm një ëndërr”.

“Është pasojë e punës së palodhur, konsistencës, të mos dorëzohen kurrë”, përfundoi Rodri.

Përveç Rodrit në garën e ngushtë për të fituar Topin e Artë janë edhe Vinicius Junior, Dani Carvajal dhe Jude Bellingham. /Telegrafi/

Exit mobile version