Site icon Telegrafi

Rodri sulmon pamëshirshëm Arsenalin dhe Liverpoolin gjatë festës së titullit

Ylli i Manchester Cityt, Rodri, ka bërë një pretendim të guximshëm për dy rivalët e ekipit të tij, Arsenalin dhe Liverpoolin.

City e mposhti Arsenalin në garën për titull duke u shpallur kampion me dy pikë më shumë se ‘Topçinjtë’, për të fituar kështu trofeun e katërt radhazi në Ligën Premier.

Gjatë paradës së titullit në qytetin e Mançesterit, Rodri foli për mentalitetin e ekipit të tij për të cilën tha se ishte faktor pse ata u shpallën kampion.

“Ta kesh këtë mentalitet deri në fund me Arsenalin dhe Liverpoolin prapa nesh. Ata kishin po ashtu një sezon të pabesueshëm deri në fund, por fakti që ne e mbajtëm këtë mentalitet deri në fund bëri dallimin”.

Lexo po ashtu Guardiola tashmë u ka treguar lojtarëve se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt

“Arsenali po ashtu e merituan që të fitojnë ligën, ata kishin një sezon fantastik, por mendoj se diferenca ishte këtu (bën me shenjë tek koka e tij sërish)”.

“Kur ata erdhën këtu, unë i pash dhe thashë: Ah këta djem, ata nuk duan të na mposhtin, ata vetëm duan të barazojnë”.

“Dhe ky mentalitet, unë nuk mendoj se ne do të kishim vepruar në të njëjtën mënyrë. Në fund, nëse ju na dhuroni neve një pikë, ne do të fitojmë shtatë apo tetë ndeshjet e fundit”, përfundoi Rodri./Telegrafi/

Exit mobile version