Telegrafi

Rodri me fjalë të mëdha për dy talentët e Spanjës: Na kanë infektuar, Yamal ka ruajtur golin për Gjermaninë

Spanja ka fituar me lehtësi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 4-1 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga spanjollët, ku sërish shkëlqyen dy talentët Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Ylli i Barcelonës krijoi disa raste të mira shënimi derisa bëri një asistim, derisa Nico Williams e mbylli ndeshjen me një gol e një asist.

Lexo po ashtu David Villa lavdëron me fjalët më të mira Lamine Yamalin, por ka edhe një këshillë

Mesfushori me eksperiencë Rodri, pas sfidës theksoi se dyshja e sipërpërmendur është shumë e rëndësishme për Spanjën.

Rodri, u shpreh se Williams dhe Yamal me rininë dhe pafajshmërinë e tyre kanë ‘infektuar’ të gjithë ambientin e Spanjës.

“Ata të dy janë shumë të rëndësishëm për ne, na kanë “infektuar” me rininë dhe pafajshmërinë e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme”.

“Williams realizoi një supergol, ndërsa Yamal pati disa mundësi, por nuk ia doli. Megjithatë, besoj se e ka ruajtur golin për ndeshjen me Gjermaninë”, u shpreh Rodri. /Telegrafi/