Reperi 9TY1, emri i vërtetë i të cilit është Nikë Gjergjaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Bëhet fjal për një bashkëpunim me artistin e ri, Doksi, të cilin dyshja e kanë publikuar këto ditë.
“Rockstar” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga vet artistët.
9TY1 jeton dhe vepron në Zvicër dhe është pjesë e labelit “Running Rebels”, të GRMV.
“Rockstar” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është i disponueshëm për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë këngën e re nga 9TY1 dhe Doksi. /Telegrafi/