Telegrafi

“The Rock” dhuron lojëra për fëmijët në spital

HOLLYWOOD, CA - DECEMBER 13: Actor Dwayne Johnson attends a ceremony honoring him with the 2,624th star on the Hollywood Walk of Fame on December 13, 2017 in Hollywood, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)

Aktori i njohur, Dwayne “The Rock” Johnson së fundmi ka surprizuar një numër të madh të fëmijëve në spital.

Ai ka zgjedhur që një pjesë e tyre që nuk mund të dalin nga spitali, t’iu dërgojë videolojëra me të cilat mund të argëtohen, shkruan Mirror.

Një gjë të tillë aktori e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku bëri thirrje që të qëndrojnë me motiv.

(Foto: Mirror)

“Qëndroni duke buzëqeshur dhe argëtohuni”, është shprehur ai.

Pothuajse 50 mijë fëmijë do të kenë mundësinë të luajnë me ‘Xbox’, pajisje kjo që përdoret nga një shumicë e madhe.

(Foto: Mirror)

Kjo nuk është hera parë që “The Rock” po ndërmerr një gjë të tillë, pasi vite më parë ai dhe Bill Gates kishin dhuruar seritë më të reja të lojërave. /Telegrafi/