Krahas anijeve, helikopterit dhe zhytësve, ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfshirë edhe një robot në angazhimin e tyre për ta gjetur Florijana Ismailin.
Futbollistja shqiptare është zhdukur të shtunën pasdite, pasi ishte hedhur nga një barkë në Liqenin Como në Itali dhe nuk kishte dalë më në sipërfaqe të ujit.
Autoritetet janë vënë në kërkim të 24-vjeçares dhe për t’i shtuar gjasat për gjetjes e saj janë duke e shfrytëzuar një robot special të njohur si ROV (“sondë që kontrollohet me dirigjues”).
Roboti mund të funksionojë në largësi deri në 500 metra nga anija kërkimore, nga ku do të dirigjohet për ta gjetur trupin e futbollistes.
Me ndihmë e një barke me motor, ROV është dërguar në vendin ku besohet se ka rënë Florijana dhe është zhytur në ujë, në mënyrë që të arrijë në thellësi sa më të madhe.
Në vendin ku është zhdukur lojtarja e Young Boys, thellësia e liqenit shkon deri në 100 metra. Për gjetjen e saj janë angazhuar edhe dy zhytës nga Dongo dhe shtatë të tjerë nga Milano. /Telegrafi/