Telegrafi

Robinho: Transferimi i Neymarit te Reali do ishte perfekt për të dyja palët

Robinho - Neymar (Getty Images)

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Robinho shpreson ta shohë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, të bashkohet me klubin e tij të vjetër këtë verë.

Neymar u largua nga Barcelona në drejtim të PSG-së verën e kaluara për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur me një largim nga Parc des Princes dhe është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi.

Lexo po ashtu Neymar ua thotë bashkëlojtarëve: Dua të transferohem te Real Madridi

Ish-ylli brazilian, Robinho, beson se në rast transferimi të Neymarit në Santiago Bernabeu, do të përfitonin edhe Reali edhe bashkëkombësi i tij.

Robinho ka fituar shumë trofe te Real Madridi (Getty Images)

“Do të ishte një transferim ideal për të dyja palët”, ka thënë fillimisht Robinho për Goal.com.

Edhe Neymar thuhet se pëlqen transferimin te Reali (Getty Images)

“Vendin i Real Madridit në skenën botërore është në krye. Real Madridi do të qëndronte në kryer edhe pa Neymarin, por nëse ai shkon, do të jetë transferim perfekt për të gjithë”.

Lexo po ashtu Marcelos do t'i pëlqente shumë tranferimi i Neymarit

“Nuk di asgjë, asgjë më shumë se ju, asgjë, thjesht dua ta shoh atë të luajë futboll dhe të jetë i lumtur duke luajtur futboll”.

“Unë nuk dua asgjë tjetër për të”, përfundoi ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit. /Telegrafi/