Telegrafi

Robin Krasniqi publikon fotografi të 20 viteve më parë, kur si i ri pozonte me kapelën e UÇK-së

Robin Krasniqi. Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver

Boksieri shqiptar me renome ndërkombëtare, Robin Haxhi Krasniqi, është një ndër emrat që i ka bërë krenarë kudo shqiptarët me suksesin e tij.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, edhe Robin ka vendosur t’i përgjigjet sfidave virale në internet, për publikimin e fotografive të shumë viteve më parë.

Ai ka vendosur që për ndjekësit e tij të sjellë një imazh të realizuar në vitin 1999, ku shfaqej duke pozuar me kapelën me stemë të UÇK-së në kokë.

Siç kishte rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Robin Krasniqi kishte treguar se rininë e tij e kishte kaluar në vendlindje, Junik.

Lexo po ashtu Ramë Lahaj publikon fotografi të 20 viteve më parë, kujton kohën kur ishte ushtar i UÇK-së

Më pas ai ishte larguar në Gjermani, ku ka filluar edhe karrierën e tij si boksier.

Robin Haxhi Krasniqi përndryshe është prej vitesh në lidhje me modelen bukuroshe, Heidi Lushtaku. /Telegrafi/