Site icon Telegrafi

Robin Krasniqi dhe Marigona publikojnë fotografi në momente intime nga një palestër e boksit në Gjermani

Foto: Instagram

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, në fillim të këtij viti u fejua me modelen Marigona Krasniqi.

Çifti, të cilët janë në lidhje që disa vite, po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Dyshja janë shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht publikojnë fotografi së bashku.

Ylli me prejardhje nga Deçani ka ndarë së fundmi dy imazhe përkrah partneres, me të cilën shfaqet në vendin e tij të preferuar, palestrën e boksit në Gjermani.

Lexo po ashtu Ish-e fejuara e Robin Krasniqit, Heidi Lushtaku në lidhje me futbollistin e Seria A

“RK”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi që njëherësh mblodhi komente nga më të ndryshmet prej miqve e ndjekësve.

Robin dhe Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni të vogël së bashku me familjarët e tyre.

Ai këtë vit ka bërë të ditur se do të ketë edhe një martesë, por pa një datë të saktë akoma. /Telegrafi/

Exit mobile version