Site icon Telegrafi

Robertson i shpëton ndëshkimit pas goditjes së Messit në kokë

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Andrew Robertson mund ta konsiderojë veten me fat që i shpëtoi kartonit të kuq, pasi e goditi Lionel Messin në kokë gjatë ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës.

Duke qenë se Redsat duhej ta përmbysnin rezultatin prej 3-0, në sfidën e zhvilluar në Anfield, presioni dhe emocionet ishin të larta.

Ndërsa mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, në pjesën e parë pati një kontakt me superyllin argjentinas, por ajo që ndodhi më pas ka nxitur reagimin e tifozëve në rrjetet sociale, të cilën kanë shkruar se lojtari nikoqir duhej përjashtuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Derisa Messi qëndronte ulur në fushë, Robertson i është afruar dhe ka goditur prapa në kokë.

Numri 10 i Barcës reagoi pas këtij incidenti, mirëpo gjyqtari nuk e kishte parë, ashtu që futbollisti i Liverpoolit i ka shpëtuar ndonjë ndëshkimi. /Telegrafi/

Exit mobile version