Telegrafi

Robertson dhe Alexander-Arnold kanë më së shumti asistime se disa nga treshet e sulmit të skuadrave evropiane

Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold tashmë janë duke e dominuar botën e futbollit në pozitat e tyre.

Skocezi dhe anglezi tashmë janë bërë mbrojtësit më të mirë në botë në pozitat e tyre, pasi këtë e dëshmojnë edhe statistikat.

Dyshja e Liverpoolit kanë arritur që të bëjnë më së shumti asistime në Evropë se një treshe e sulmit nga secila skuadër me plotë 30.

Pas Robertsonit dhe Alexander Arnoldit vije treshja e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, që kanë arritur t’i barazojnë ata me të njëjtën shifër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Andy Robertson

Në vendin e tretë janë tre lojtarët e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymar me 26 asistime.

Pas tyre vijnë treshja e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Philippe Coutinho me vetëm 25 asistime. /Telegrafi/