Telegrafi

Emma Roberts risjell fustanin historik të hallës së saj (Foto)

Në bashkëpunim me nismën “Red Carpet Green Dress initiative”, Emma Roberts mbërriti në “Academy Awards” me një fustan vintage Armani Prive.

Fokusi i nismës e ka nxitur aktoren të veshë një fustan vintage që të kujton veshjen historike prej kadifeje dhe sateni Valentino që halla e saj Julia mbante në vitin 2001.

Emma u shpreh se donte që të sillte sërish kombinimin klasik të ngjyrave të hallës së saj.

Ajo ka thënë për Ryan Seacrest në E!, që të gjithë e kishin inkurajuar ta vishte këtë fustan dhe të kujtonte çastin e paharrueshëm kur Julia fitoi Oscar. /Tch/