Telegrafi

Roberto: Messi kurrë nuk lodhet së shënuari gola

Sergi Roberto dhe Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi e ka fituar edhe një herë trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë i sezonit 2018/19 në La Liga dhe Sergio Roberto ka thënë për argjentinasin se “kurrë nuk lodhet së shënuari gola”.

Barcelona barazoi 2-2 në ndaj Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të sezonit në La Liga.

Të dy golat e klubit Blaugrana u shënuan nga i përhershmi Messi, i cili shkoi në shifrën e 36 golave në La Liga këtë sezon.

Lexo po ashtu Dy golat e Messit nuk e shpëtojnë Barcelonën nga barazimi me Eibarin

Messi ishte larg golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Spanjë duke e fituar përsëri çmimin Pichichi.

Pas kësaj, bashkëlojtari i tij, Roberto ka folur disa fjalë të mëdha për sulmuesin argjentinas.

Lexo po ashtu Nga Messi te Ronaldo, Zidane e Ronaldinho, 101 lojtarët më të mirë në botë në 25 vitet e fundit

“Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola”

“Kjo e bën futbollin shumë më të lehtë dhe më të mirë për ne”, ka thënë Roberto. /Telegrafi/