Telegrafi

Roberto Firmino tregon tatuazhin e ri – duke e ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve

Roberto Firmino (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/roberto_firmino)

Roberto Firmino ka bërë një tatuazh të ri në shpinë gjatë kohës së pushimeve verore.

Futbollisti brazilian, i cili është i njohur për vizatimet e shumta në trupin e tij, ka vendosur që këtij koleksioni t’ia shtojë edhe një tatuazh të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roberto Firmino

Sulmuesi i Liverpoolit e ka vizatuar në trupin e tij arritjen e madhe – suksesin në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari ka tatuazhe në pjesën e barkut, në krahë, në duar, në qafë e në shpinë, ku tashmë e ka shtuar edhe trofeun e garës më prestigjioze.

Ndryshe, trofeun e Ligës së Kampionëve e ka bërë tatuazh edhe kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson. /Telegrafi/