Roberto Firmino ka bërë një tatuazh të ri në shpinë gjatë kohës së pushimeve verore.
Futbollisti brazilian, i cili është i njohur për vizatimet e shumta në trupin e tij, ka vendosur që këtij koleksioni t’ia shtojë edhe një tatuazh të ri.
Sulmuesi i Liverpoolit e ka vizatuar në trupin e tij arritjen e madhe – suksesin në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve.
27-vjeçari ka tatuazhe në pjesën e barkut, në krahë, në duar, në qafë e në shpinë, ku tashmë e ka shtuar edhe trofeun e garës më prestigjioze.
Ndryshe, trofeun e Ligës së Kampionëve e ka bërë tatuazh edhe kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson. /Telegrafi/