Telegrafi

Roberto Cavalli e ndjek në Instagram këngëtaren Beatrix Ramosaj (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është duke shijuar eksperiencën e saj në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Nga java në javë ajo po sjell personazhe nga më të njohurit në imitim, gjersa deri më tani është pëlqyer më së shumti nga publiku për imitimin e reperit Noizy.

Lexo po ashtu Publikohet performanca e Beatrix Ramosajt duke e imituar Noizyn në "Your Face Sounds Familiar" (Video)

Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

E mesa duket në listën e ndjekësve të saj përveç shumë prej fytyrave publike në vend, bëjnë pjesë edhe disa emra të njohur të shteteve fqinje.

Lexo po ashtu Justin Bieber fillon të ndjek Endrin në rrjetin social Twitter (Foto)

Roberto Cavalli, i pari i modës në Itali duket se është një ndjekës i rregullt i këngëtares në Instagram.

Kështu të paktën figuron llogaria e tij, e cila në një fotografi që Ramosaj ka publikuar në InstaStory, stilisti i njohur shihet në listën e atyre që e kanë parë postimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit nga Moda në Telegrafi

Ndërkohë, 22 vjeçarja e lumtur për këtë fakt ka publikuar një tjetër fotografi, ku ka hijezuar llogarinë e Robertos, duke e falënderuar që ndjek postimet e saj. /Telegrafi/

Beatrix Ramosaj, e lumtur që stilisti i njohur italian Roberto Cavalli ndjek postimet e saj në rrjetin social Instagram. Foto nga InstaStory.