Telegrafi

Roberto Carlos: Doja transferimin e Neymarit te Real Madridi shumë kohë më parë

Legjenda braziliane, Roberto Carlos, e ka zbuluar se pëlqente transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, te Real Madridi.

Neymar u bashkua me PSG-në nga Barcelona në vitin 2017, por është lidhur me një rikthim në Camp Nou dhe një transferim befasues te Reali.

Carlos, një legjendë për Real Madridin dhe Brazilin, ka thënë se ai e dëshironte Neymarin në Santiago Bernabeu kohë më parë.

Lexo po ashtu Neymar dhe Lautaro, dy objektivat e mëdha të Barcelonës - Katalunasit kanë gati edhe shkëmbime

“Nëse do të më takonte mua, Neymar do të ishte këtu shumë kohë më parë, por jeta nuk është ashtu siç do ta dëshironte dikush”, ka thënë fillimisht Carlos për Fox Sports Radio.

“Këta lojtarë të shkëlqyer gjithmonë duhet të luajnë për klubet më të mira në botë”.

“Real Madridi sot është një referencë për çdo lojtar”.

“A doni të fitoni Ligën e Kampionëve ? Ejani te Real Madrid”, përfundoi braziliani.

Lexo po ashtu Alarmohen gjigantët evropianë, PSG i vendos çmim të arsyeshëm Neymarit

Carlos fitoi katër tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve me Realin, ndërsa ai ishte gjithashtu një fitues i Kupës së Botës në vitin 2002 me Brazilin.

Ndryshe, edhe mesfushori aktual i Realit, Casemiro, gjithashtu deklaroi së fundmi dëshirën e tij që Neymarit të bashkohej me të në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/