Telegrafi

Roberti prezanton shtëpinë në të cilën ai dhe Nora jetojnë (Foto)

Këngëtari i njohur Robert Berisha gjatë gjithë muajit mars ka pasur një ‘maratonë’ të çuditshme të postimit të fotografive në rrjetet sociale.

Ai publikonte thuajse çdo ditë fotografi në Instagram, në mbishkrimin e së cilave shkruante: “Erdh 1 marsi, kaloi 2 marsi, iku dhe 3 marsi etj”.

Një fotografi të tillë, Roberti e ka publikuar sërish në Instagram Story sot (e mërkurë), në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Shkoi gjysma e marsit”.

Ndërkohë fotografia e realizuar ishte krejtësisht e zakonshme, ndërsa kishte vendosur të merrte një pozë para dyerve të shtëpisë, duke prezantuar në këtë mënyrë edhe ambientin ku jetojnë ai dhe Nora.

Dhe në fakt shtëpia e tyre ka një pamje vërtet luksoze nga jashtë, gjersa është ndër të vetmet shtëpi në lagjen “Marigona”, e cila posedon edhe pishinë private.

Çdo gjë brenda saj është e rregulluar me detaje, dhe Nora si ‘blogere’ në profesionin e ri, ka zbuluar edhe ajo përmes rrjeteve sociale disa nga ambientet brenda shtëpisë së saj. /Telegrafi/

Kështu duket shtëpia në të cilën banojnë Nora dhe Roberti. Foto nga InstaStory.