Site icon Telegrafi

Roberti pendohet për deklaratën e “dashnoreve” dhe kërkon falje publike: Kam ofenduar nënën time, Norën dhe të gjitha femrat e familjes

Foto: Robert Berisha/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë shumë i përfolur së fundmi në media për shkak të disa deklaratave të tij televizive.

Ai u bënte thirrje grave përgjatë intervistës për “Prive” që t’iu rrinë gati burrave të tyre e të jenë sa më atraktive për to, sepse në të kundërtën shtohet numri i dashnoreve.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë”, kishte deklaruar këngëtari.

E i ftuar në emisionin “Wake Up”, Berisha këtë herë bëri një kërkim-falje publike, duke sqaruar se deklarata e tij është marrë me të keq nga publiku.

“Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime”, tha Roberti gjatë intervistës së fundit.

Ai përndryshe së fundmi i bëri një befasi shumë të këndshme ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi, me një video-mesazh në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. /Telegrafi/

Exit mobile version