Çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndër çiftet më të komentuar në estradë.
Ata janë të martuar prej tre vitesh, ndërsa së bashku kanë një vajzë të quajtur Renee.
Prej tash e një viti Nora dhe Roberti janë zhvendosur me banim në lagjen “Marigona” në një shtëpi me hapësirë të mjaftueshme për të gjithë.
Çifti Berisha duket se gëzojnë një jetë shumë të lumtur, të cilën nuk kanë hezituar që nganjëherë ta ndajnë edhe me fansat e tyre.
Së fundmi, ka qenë Nora Istrefi ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar për mëngjesin e ëmbël që ka përjetuar sot.
Bashkëshorti i saj, Roberti, i ka shërbyer sot mëngjesin në shtrat më të dashurës së tij, e cila e mahnitur nga kjo befasi e mëngjesit, ka vendosur ta ndajë me fansat këtë moment.
Ndryshe, këngëtarja ka bërë të ditur se muajt në vazhdim do ta gjejnë atë me një projekt të ri muzikor për festat e fundvitit. /Telegrafi/