“Margarita”, projekti i fundit i këngëtarit Robert Berisha u prit mjaft mirë.
Jo rrallëherë këngëtarët vendosin emra të gjinisë femërore në titujt e këngëve të tyre. Së fundi edhe këngëtari Robert Berisha ka publikuar këngën e tij “Margarita” emër ky që sipas tij ka ngjallur kureshtje te publiku dhe gazetarët.
“Margarita”, sipas këngëtarit iu është kushtuar të gjitha vajzave me këtë emër.
Ai ka treguar gjithashtu se ka pasur ndërmend që në fund të klipit ta “nxjerr një picë”, por tha se kjo pjesë është hequr pasi sipas tij nuk doli mirë. /21Media/Telegrafi/