Telegrafi

Roberti ekspozon trupin me muskuj nga pushimet, Roza Lati thotë se është mashkulli më seksi në estradë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është komplimentuar shpesh herë për trupin e tij.

Ai është mjaft i angazhuar në palestër, gjë e cila i ka mundësuar që të ketë një trup fin dhe të tonifikuar.

Së fundmi, në rrjetin social Instagram ai ka publikuar një fotografi nga pushimet e tij të fundit, ku shihet teksa vë në pah trupin e tij me muskuj.

Në mbishkrimin e fotografisë është pyetur nëse Roberti është mashkulli më seksi në planet – gjë e cila ka shkaktuar një valë komentesh nga ana e ndjekësve.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Ndërkohë, mes komenteve ka spikatur ai i moderatores Roza Lati, e cila ka dhënë një aprovim duke shkruar “Është”.

Roza ndryshe njihet si një prej femrave më të çiltra të ekranit, e cila nuk i kursen asnjëherë mendimet e saj për t’i thënë ato hapur para publikut. /Telegrafi/

Foto: Roza Lati/Instagram