Këngëtari Robert Berisha ka pak javë që ka publikuar projektin e tij më të fundit, këngën dhe klipin “Të dua”, i cili është pritur mirë nga publiku.
Ndërkohë, edhe bashkëshortja e tij Nora Istrefi është mjaft aktive dhe e suksesshme në muzikë, për të mos folur për kunatën e saj Era Istrefin e cila është duke prekur suksesin ndërkombëtar me projektet e fundit.
Por, gjithë këtë sukses të madh që Era e gëzon sot, duket se kunati i saj e kishte “parashikuar” disa vite më parë.
Ai kishte publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram të realizuar në dasmën e tij, ku shfaqej pranë Norës dhe Erës, teksa tek kjo e fundit kishte drejtuar gishtin.
Roberti sqaroi se arsyeja se pse e ka bërë në atë kohë këtë gjë është se në njëfar forme e ka “parashikuar” suksesin e saj, dhe e dinte që një ditë Era do të ‘ndizte’ botën. /Telegrafi/