Këngëtari Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan.
Ndonëse e shohim ndryshe në ekran, këtë herë ai erdhi si një shtëpiak, duke sprovuar veten edhe në gatim.
Ai mesa duket di të gatuajë mjaft mirë, por jo të njëjtën gjë di të bëjë edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.
Madje, ai nuk ka hezituar fare që ta kritikojë për një fakt të tillë.
“Jo, Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh”, ka thënë ndër të tjerash Roberti.
Ndërsa sa i përket vajzës, Berisha tha se kanë punësuar dikë që të gatuajë për më të voglën e tyre. /Telegrafi/