Telegrafi

Roberti dhe Nora në pushime së bashku?

Ditë më parë, këngëtari Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Dyshja gjatë kësaj kohe ishin mjaft të komentuar, teksa përflitej vazhdimisht se cilat ishin arsyet e ndarjes së çiftit.

Sido që të jetë, të njëjtit kanë bërë kurreshtarë fansat kur në rrjetet sociale kanë postuar fotografi që bëjnë të dyshojmë se janë së bashku në pushime.

Përveç Robertit, disa fotografi të Renees në pushime i ka publikuar edhe Nora, ku duket se po argëtohen mjaft shumë me njëra-tjetrën.

Ndërkaq, muzikanti shqiptar javën e kaluar i njoftoi fansat me një mesazh se është ndarë nga artistja Istrefi, por që është fshirë pas një dite.

Lexo po ashtu Robert Berisha: Më nuk jam me Nora Istrefin

Përndryshe, Roberti dhe Nora ishin në një romancë dashurie qysh nga viti 2006. /Telegrafi/