Taylor Swift ka shumë lloje fansash, duke përfshirë ata që nuk do t’i prisnit, si aktorin legjendar Robert DeNiro.
Ndërkohë që po intervistohej nga Variety, Bobby DeNiro u pyet për këngëtaren sepse prezantoi filmin e saj të shkurtër “All Too Well” në Tribeca Fest, Festivalin e Filmit dhe Artit që u bashkë themelua nga DeNiro në vitin 2002.
Gjatë intervistës ata e pyetën nëse ishte një adhurues i muzikës së Swiftit dhe duke qeshur ai tha: “Unë i kam të gjitha albumet e saj”.
One of the saddest songs I’ve ever written just got sadder ?Drove up to Long Pond Studios to record All Too Well (Sad Girl Autumn Version) with the besties @aaron_dessner @heyjonlow https://t.co/UnbELgJGAi pic.twitter.com/Z1XK2zQkwf
— Taylor Swift (@taylorswift13) November 18, 2021
Ishte e paqartë nëse komenti ishte bërë në mënyrë sarkastike apo jo, por ai ka përmendur se vajzës së saj i pëlqen muzika e biondes dhe kur janë në makinë së bashku ai preferon të dëgjojë muzikë në vend që të flasë.
“Unë nuk jam një fans”, tha De Niro. “Me siguri e dëgjoj muzikën e saj në një radio dhe më pëlqen”.
Filmi i shkurtër u publikua në nëntor dhe përfshin Sadie Sink, e cila tani është një nga aktoret më të vlerësuara në “Stranger Things”.
Swift do të shfaqë “All Too Ëell: The Short Film” në Beacon Theatre në New York më 11 qershor si pjesë e një ngjarjeje të titulluar “A Conversation with Taylor Swift”.
Të famshëm të tjerë që do të marrin pjesë në diskutime gjatë Festivalit të Filmit Tribeca të këtij viti, i cili zhvillohet nga 8 deri më 19 qershor, përfshijnë Pharrell Williams, Cynthia Erivo, Seth Meyers, Aidy Bryant, Tyler Perry, Gayle King dhe Al Pacino. /Telegrafi/