Këngëtari Robert Berisha vazhdon të jetë mjaft aktiv në tregun muzikor.
Ai është duke punuar vazhdimisht në projektet e reja, dhe për këngën e re ka zgjedhur producentin Genc Hyseni.
Sipas Gencit, Robert Berisha pritet të vijë në Pejë për një bashkëpunim, dhe bëhet fjalë për një këngë të re të zhanrit baladë, e cila sipas kompozitori do të jetë një hit i vërtetë për shkak se ajo është kompozuar me shumë përkushtim.
Roberti ia ka besuar kompozitorit Hyseni këngën e tij më të re, e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri që Roberti do të sjell shumë shpejt në treg.
Ndryshe, këngëtari Berisha ka qenë shumë aktiv gjatë verës me koncerte dhe projekte muzikore, ku një nga më të suksesshmit u cilësua bashkëpunimi me Norën, kënga “S’ka inat”. /Telegrafi/