Telegrafi

Robert Berisha tregon trupin e tij muskuloz nga pushimet luksoze në Maldive

Foto: Robert Berisha/Instagram

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ka treguar së fundmi se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi dhe për këtë ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.

Në një fotografi të ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, Berisha mund të shihet duke shijuar çaste relaksi në ishujt e largët, Maldive.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

Ai tregoi me krenari trupin e tij të tonifikuar në fotografinë ku shfaqet me mbathje noti, teksa nuk e ka zbuluar personin që po e shoqëron në këtë udhëtim.

Roberti përndryshe në një shkrim të publikuar në InstaStory, mohoi thashethemet që përfliteshin prej kohësh, se do të futej në një nga edicionet e Big Brother VIP, në Kosovë ose Shqipëri.

Robert Berisha (Foto: InstaStory)

“2028 nëse më vjen oferta për Big Bruda do të mendohem 100 ditë a të shkoj a të mos shkoj. Ama 2023 100 për qind i sigurt që nuk do të më shihni”, kishte shkruar këngëtari. /Telegrafi/