Telegrafi

Robert Berisha tregon të vërtetën rreth Tunës dhe Patrisit (Foto)

Çifti Tuna dhe Patris Berisha janë ndër çiftet më të diskutuar në media.

Ndonëse janë përfolur shpesh në media rreth lidhjes së tyre, ata vet kanë preferuar të qëndrojnë ‘hermetikë’ sa i përket deklaratave ose prononcimeve.

Megjithatë, raportimet e fundit thonë se dyshja e njohur nuk janë ndarë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vëllai i Patrisit, këngëtari Robert Berisha, i cili për emisionin ‘n’Gasz’ në KTV ka konfirmuar se dyshja janë bashkë.

Ndryshe, edhe Tuna me Patrisin kohëve të fundit kanë qenë shumë aktivë edhe në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe nën shoqëri të më të voglit të tyre, Tianit. /Telegrafi/