Telegrafi

Robert Berisha thotë se Renee është dashuria e vetme e tij, pas aludimeve për lidhjen me Maria Bove

Robert Berisha Foto: Instagram/robertberishaofficial

Ditëve të fundit kanë qarkulluar në rrjet imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane Maria Bove.

Dyshja shiheshin duke shkëmbyer puthje mes vete, derisa ngjallën aludime se mund të kenë filluar një lidhje dashurie.

Përkundër kësaj, është raportuar se ata nuk janë lidhje, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetëm një flirt mes dyshes.

Ndërkaq, Roberti në një postim në rrjetin social Instagram, ka ndarë një fotografi me vajzën derisa thotë se është dashuria e tij e vetme.

“Dashuria ime e vetme”, ka shkruar ai në përshkrim.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë i martuar që nga viti 2014 me Nora Istrefin, ndërsa u ndanë në vitin 2019. /Telegrafi/