Telegrafi

Robert Berisha: Do të këndoja në dasmën e Norës nëse do të më ftonte

Nora dhe Roberti (Foto: Arkiv)

Në emisionin e sotëm të “Goca & Gra” në Top Channel është diskutuar një temë mjaft e përfolur.

Bëhet fjalë për raportet me ish-partnerët pas ndarjes, ku tri nga nikoqiret e emisionit janë shprehur kundër, për dallim njërës e cila ka thënë se mban raporte miqësore me ish-të dashurin e saj.

I ftuar në një lidhje direkte për të folur mbi këtë temë ka qenë edhe prezantuesi muzikanti dhe prezantuesi i njohur, Robert Berisha.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Ai ka folur për raportet me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi, duke treguar dyshja ruajnë raport të mirë dhe miqësor për shkak të vajzës së tyre.

Berisha ka thënë secili është i lirë të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

Nora dhe Roberti (Foto: Arkiv)

Ai madje ka thënë se është shumë i lumtur për Renenë dhe për Norën, duke theksuar se për ish-bashkëshorten do të pranonte edhe të këndonte në dasmën e saj nëse ajo do ta ftonte.

“Unë i dëshiroj suksese asaj në të ardhmen dhe nëse vjen puna, nëse më fton, unë do t’i këndoj edhe në dasmë asaj, vetëm ajo të jetë e lumtur”, tha Roberti.

Nora dhe Roberti përndryshe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2014 dhe vetëm pesë vite më pas, në gusht të 2019-s, ishte vet Roberti ai që konfirmoi se ish-çifti kishin ndarë rrugët. /Telegrafi/

(Video, minuta 40:10)